Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Punëtori të realizuara për përkrahje psiko – sociale

2024-07-08

Punëtori të realizuara për përkrahje psiko – sociale

Në periudhën prej 02.07.2024 deri më 04.07.2024, Qendra për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale pranë Kryqit të Kuq në bashkëpunim me Cementarnica USJE A.SH. Shkup realizuan 3 punëtori për mbështetje psiko-sociale, ndihmën e parë psikologjike dhe trajtimin e stresit të synuar për punëtorët e Cementarnica USJE A.SH. Shkup. Punëtoritë u zhvilluan nga psikologët e Kryqit të Kuq në hapësirat e Cementarnica USJE A.SH. Shkup, ndërsa të punësuarve iu dhanë mjete për ballafaqim me stresin, ushtrime interaktive, si dhe baza teorike për ndihmën e parë psikologjike, mbështetje psiko-sociale dhe ballafaqim me stresin. Punëtoritë zgjatën 2 orë dhe u vizituan nga më shumë se 180 persona. Kryqi i Kuq falënderon për bashkëpunimin e suksesshëm dhe mirëpret kujdesin për shëndetin mendor të punëtorëve të treguar nga Cementarnica USJE A.SH. Shkup.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025